Ambasada Amerikane në Tiranë ka një mesazh të rëndësishëm për ata që kanë kontrolluar rezultatin e Lotarisë Amerikane.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada i kujton qytetarët që, nëse janë përzgjedhur, duhet të ndjekin me kujdes udhëzimet që gjenden në faqen zyrtare të lotarisë. Aplikimi duhet të plotësohet vetëm në mënyrë elektronike.
Ambasada thekson se fakti që je përzgjedhur nuk do të thotë që do marrësh menjëherë një intervistë ose vizë. Procesi vazhdon me kontrolle të mëtejshme dhe kërkohet që dokumentet të jenë të sakta dhe të plota.