Showbiz

Egli Tako ndez rrjetin me një selfie dhe një mesazh misterioz

Shkruar nga Liberale.al

Egli Tako ndez rrjetin me një selfie dhe një mesazh misterioz

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një story të postuar këtë pasdite. Në një selfie të realizuar në makinë, ajo ka përdorur fjalët virale të Gjestit nga "Big Brother VIP":
“Ku? Çka? Pse? Sonte…”

Megjithëse nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, fansat menjëherë kanë filluar të spekulojnë për ndonjë lëvizje të re të saj.

Ndërkohë, "Prive" ka zbuluar se javën e kaluar, Egli ka qenë në Prishtinë për arsye që lidhen me projekte muzikore. Sipas burimeve, ajo po përgatit një bashkëpunim me një këngëtare shumë të njohur, emri i së cilës nuk është bërë ende publik. Mësohet se kjo artiste po e udhëzon Eglin në rrugëtimin e saj artistik.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH