Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në burgun e Durrësit prej 10 shkurtit, mësohet se nuk ka votuar në prani të kamerave.
Ndëekaq, bëhet me dije se votimin në prani të kamerave e kanë shmangur edhe Ilir Beqaj, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja, të cilët po vuajnë dënimin në burgun e Durrësit.
Ndërsa, kryeministri Edi Rama, kreu i PD, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe shumë politikanë të tjerë kanë votuar më herët në qendrat përkatëse të votimit.