Mëngjesin e sotëm, Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një turiste amerikane, Sandra Saporito vetëm 53-vjeç, u vra nga partneri i saj, Brendon Saporito, 57-vjeç.
Pas vrasjes, autori ka tentuar të vetëvritet, duke prerë damarët e dorës me thikë, por duket se ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta.
Shkodra duket se ishte destinacioni i fundit, i asaj që duhej të ishte një aventurë për çiftin.
Një nga miqtë shkruan në një postim në profilin e autorit më 21 mars: “Shumë i lumtur që unë dhe Jason kaluam natën e fundit me Brendonin dhe Sandrën përpara se ata të nisnin disa aventura të reja të jashtëzakonshme në jetë! U urojmë atyre dhe qenushit të tyre të adhurueshëm Harvey gëzim të pafund, shëndet të plotë dhe përvojat më të mrekullueshme të jetës së tyre! Çfarë fati që ishim bashkë para nisjes suaj”.
Ishte një nisje me zemrën plot ëndrra. Çifti kishte vendosur të largohej nga SHBA përfundimisht.