Aktualitet

EMRI/ Ky është 17-vjeçari që u gjet i varur në Gjirokastër, dyshohet se bullizohej në shkollë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Ky është 17-vjeçari që u gjet i varur në

Personi që i dha fund jetës mesditën e kësaj të diele në Gjirokastër është 17-vjeçari Vehip Peçi.

Ai u gjet i varur nga familjarët në banesën e tij nlë fshatin Valare, ku jetonte së bashku me të ëmën dhe dy motrat, teksa babain e kishte në emigracion për të siguruar të ardhura për familjen.

Burime për mediat bëjnë me dije se familja e Peçi ka jetuar për një periudhë të shkurtë në qytetin e Sarandës, ku aty dyshohet se Vehip Peçi bullizohej gjatë kohës që vazhdonte shkollën 9-vjeçare. Kjo ishte kthyer në një shqetësim për të dhe për familjen, duke i detyruar që të ktheheshin sërish në Gjirokastër.

Ai vazhdonte gjimnazin në shkollën “Siri Shapllo” të Gjirokastër, por nuk dihet ende nëse a ka rënë pre e bullizimit edhe në këtë shkollë apo jo.

Burime për mediat nga të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se 17-vjeçari vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor. Mësohet se ai ishte një nxënës me nota të larta në shkollë.

Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të adoleshentit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.

Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak kohësh, ku një nxënës i shkollës “Siri Shapllo” të Gjirokastër i jep fund jetës tragjikisht duke u vetëvarur. Kjo për shkak se rreth dy muaj më parë, ky komunitet u trondit dhe nga vetëvrasjen e 17-vjeçares Irsa Muçollari, nxënëse e klasës së 10-të C.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH