Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.
Mësohet se shtetasja Hatie Topi, 65 vjeçe, është përplasur nga një automjet tip Audi A6, teksa po kalonte rrugën për të shkuar në punë.
Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është dorëzuar vetë në Komisariatin e Policisë në Lushnjë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e automjetit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit."- njofton Policia.