Ilir Binaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Binaj ka një Diplomë Master për Kontabilitet Profesional (MPA) nga Universiteti i Teksasit dhe një Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti Dallas Baptist.
Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA) dhe anëtar i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA).
Binaj zëvendëson në këtë detyrë Elidjana Çelaj, e cila u ngarkua përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Vendimi i marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave:
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024: Vendimi për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të tatimeve: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
Vendosi: 1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!