Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku raportohet se një grua ka humbur jetën në spital pasi ka kosumuar fotoksinë.
Njoftimi:
Më datë 13.03.2025, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se është dërguar për mjekim, në gjendje të renduar shëndetësore, shtetasja R. C., 52 vjeçe.
Nga veprimet hetimore rezulton se 52-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.
Për pasojë 52-vjeçarja ka humbur jetën, në spital.