Aktualitet

E premte me diell, ja sa shkojnë temperaturat maksimale sot

Shkruar nga Liberale

E premte me diell, ja sa shkojnë temperaturat maksimale sot

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta, moti do të jetë i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të mbizotërohen zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Vlorë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH