Aktualitet

E DHIMBSHME/ Si festa e Shên Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin që ishin fejuar 3 muaj më parë (detaje)

Shkruar nga Liberale
E DHIMBSHME/ Si festa e Shên Valentinit u kthye në tragjedi për

Vajza në foto është 20-vjeçarja Megi Xhetani, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë mesnatën e djeshme në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd.

E reja po udhëtonte nga Pogradeci drejt Tiranës së bashku me të fejuarin e saj, 34-vjeçari Zef Sinani, ku kishin shkruar për të festuar ditën e të dashuruarve.

Por fatkeqësisht Shën Valentini u kthye në tragjedi për çiftin, pasi automjeti i tyre i tipit “Benz” u përplas në një kthesë në Pishkash, nga një kamion me targa nga Maqedonia e Veriut, ndërsa shkak për këtë aksident fatal dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

20-vjeçarja humbi jetën në vend ndërsa i fejuari i saj Zef Sinani është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çifti i të rinjve ishin të fejuar prej 3 muajsh, ndërsa jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit. Megi Xhetani ishte vajzë e vetme dhe vijonte studimet në Universitetin e Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH