Aktualitet

E DHIMBSHME/ Kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën pasi u dogjën në makinë pas aksidentit, dy prej tyre vëllezër

Shkruar nga Liberale

E DHIMBSHME/ Kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën

Enejdi Laçi, 25 vjeç, Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, janë katër të rinjtë të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Fushë-Prezë, në orët e vona të mbrëmjes. 

Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë. Automjeti, i cili drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk mund të bëhej asgjë për të rinjtë të cilët u dogjën brenda makinës.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH