Aktualitet

Do të transferohej në burg, shqiptari me pranga në duar i shpëton policisë dhe arratiset nga Zvicra

Shkruar nga Liberale

Do të transferohej në burg, shqiptari me pranga në duar i

Një i burgosur shqiptar është arratisur në Baden të Zvicrës. 23-vjeçar arriti të arratisej para se të hipte në automjetin e policisë për tu transferuar në një burg tjetër, sipas mediave vendase. 

Sipas policisë, i riu shqiptar kishte veshur  pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë të bardha me motive dhe këpucë të bardha. Ai ishte gjithashtu i prangosur në kohën e arratisjes.

Por pavarësisht kërkimeve me qen policie ai nuk është gjetur ende. Policia ka shpërndarë foton e shqiptarit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kenë informacione për arrestimin e tij.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH