Aktualitet

"Do të marr zvarrë ore!"/ Flamur Noka sherr në Vorë, qytetari: Çfarë do ti këtu, vratë 26 persona...

Shkruar nga Liberale
"Do të marr zvarrë ore!"/ Flamur Noka sherr në

Një incident ka ndodhur para pak çastesh në Vorë, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur me një qytetar në qendrën e votimit.

Deputeti demokrat e ka aukzuar qytetarin se po intimidon votuesit, ndërsa qytetari theksoi se dhe ai është votues.

Përplasja brenda qendrës së votimit:

Noka: Do të të marr zvarrë. Je pjesë e bandës së Xhabaftit.

Qytetari: Ti nuk e pranon humbjen, unë jam votues.

Pas kësaj Noka ka dalë jashtë ambinteve të QV ku ka vijuar pëplasjen sërish me qytetarët.

Vijon përplasja

Noka: E gjithë banda e Xhabaftëve është instaluar këtu dhe po vëzhgon.

Qytetari: Çfarë ke me mua, jam unë Xhabaft. Kam ardhur për të votuar këtu.

Noka: Unë kam vetëm një detyrë, të paralajmëroj.

Qytetari: Mos më kërcëno. Çfarë do ti këtu në Vorë. Ne jemi qytetarë që kemi ardhur të votojmë. Nuk ju duam në Vorë se keni vrarë 26 persona.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH