Mësohet identiteti i 38-vjeçarit të plagosur në Kamëz.
Burimet raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Redi Vata.
38-vjeçari u konfliktua me drejtuesin e një automjeti tjetër, e për pasojë përfundoi në spital.
Policia njofton se Vata ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Kamëz/Informacion paraprak
Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.