Showbiz

E quajti varfanjak, ish-banorja e BBV 4 sqaron deklaratën për Gjestin: Më ftonte në krevat që t’i…

Shkruar nga Liberale

E quajti varfanjak, ish-banorja e BBV 4 sqaron deklaratën për Gjestin:

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola Zenelaj, ka qenë e ftuar në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ku ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në vend dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë.

Zenelaj gjithashtu analizoi edhe disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Por tejet e komentuar ka qenë dhe një video ku Ola, e quan Gjestin ‘varfanjak’, gjatë një debati mes tyre. Por si qëndron e vërteta e kësaj?

"Unë e kam thënë dhe në atë moment, paçka se më është prerë. I kam thënë ‘ti je varfanjak në mendje’, sepse është e vërtetë. Ai horizontin aq e ka. Nuk mundohet të të kuptojë ty dhe situatën tënde, por mua gjatë gjithë kohës më ka prekur në moral. Sa herë kemi pasur prime dhe unë kam qenë e nominuar, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shtrirë në krevat, duke më thënë ‘hajde me mua në krevat që t’i shpëtosh nominimit".- u shpreh Zenelaj. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH