Showbiz

Elton Ilirjani zbulon se çfarë mbante Parashqevi Simaku në valixhen e saj të rrugës

Shkruar nga Liberale

Elton Ilirjani zbulon se çfarë mbante Parashqevi Simaku në


Elton Ilirjani i ftuar në emisionin Opinion foli për rrugëtimin e jetës së Parashqevi Simakut, ka treguar një detaj vërtetë interesant.

Përmes një video në instagram të shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu, biznesmeni shqiptar tregoi se çfarë gjeti në momentin e parë që ra në kontakt me artisten e madhe Parashqevi Simaku, në valixhen e saj.

Elton Ilirjani zbulon se çfarë mbante Parashqevi Simaku në

“Valixhet e Parashqevi Simakut kishin çdo gjë që personifikonte egon e saj. Gjëja që unë kam marrë me vete nga valixhja e saj është ky shalli i kuq që e vendoste në kokë dhe e kombinonte me kurorë apo flokë mbajtëse me ngjyra, me gurë. Kishte pasta dhëmbësh dhe furçë pa fund. Kishte shall që mbulonte trupin, sepse ajo është vërtetë një zonjë që nuk do të ekspozohet. Kishte rreth 200 dollarë që ndoshta ishin të mbledhura. Unë i kam ruajtur shumicën e gjërave”, u shpreh Ilirjani.

Poll
SHQIPENGLISH