Showbiz

Xheneta kritikon rikthimin e Eglit në BBV:”Është një dështim, më imiton vazhdimisht”

Shkruar nga Liberale
Xheneta kritikon rikthimin e Eglit në BBV:”Është një

Në emisionin “E Diell” në Top Channel, ish-banorja e BBVK, Xheneta, kritikoi rikthimin e Egli Takos në Big Brother VIP Albania, duke e cilësuar si një dështim për të. Ajo akuzoi Eglin se e imiton në mënyrë të vazhdueshme, duke përdorur fjalët dhe situatat e saj.

Deklarata e Xhenetës shkaktoi debat mes opinionistëve dhe ndjekësve të formatit, duke ngritur pikëpyetje mbi strategjinë e Eglit në lojë. Rikthimi i ish-banorëve vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, duke ndikuar ndjeshëm në dinamikat e shtëpisë.

“Prej momentit kur Egli është rikthyer, është dështim për të. Pastaj asaj i humb identiteti i saj sepse i përdor fjalët e mia, situatat që i kam pasur unë, ajo po më imiton tërë kohën. Dhe jo vetëm me atë situatë, por ka shumë situata të tjera. Unë çdo ditë të marr video në Instagram, mendoj që është e aftë të krijojë një identitet të vetin, një lojë për vete, ka mjaft argumente, është gocë e bukur e zgjuar, nuk e di pse është e nevojshme të më kopjojë mua”, u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH