Showbiz

Valbona flet për herë të parë pas eleminimit nga "Big Brother", ja çfarë tha për flirtin me Laertin

Shkruar nga Liberale
Valbona flet për herë të parë pas eleminimit nga "Big

Valbona Mhilli u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”. Ditën e sotme ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për rrugëtimin e saj në reality show.

Gjatë kësaj interviste, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pohuar se ka pasur ndjenja për Laert Vasilin.

Sipas saj, ka qenë aktori i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendën përballë njëri-tjetrit.

“Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha gazetarja e njohur.

Valbona më pas vazhdoi duke thënë se, Laerti i ka kërkuar të shkëmbenin puthje në një pjesë të shtëpisë, me pretendimin se nuk e kapnin kamerat, pavarësisht se çdo cep i BBV është i monitoruar 24 në 24.

“Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur. Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”, u shpreh Valbona Mhilli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH