“AXA Residence” është një ndër kryeveprat arkitekturore, ndërtuar kohët e fundit në zemër të Tiranës. Kompleksi mahnitës që është ngritur në horizontin e Tiranës qendrore bie lehtësisht në sy të çdokujt që viziton kryeqytetin shqiptar qoftë edhe për një ditë të vetme.
E projektuar sipas shijeve dhe standardeve bashkëkohore, rezidenca kombinon arkitekturën moderne, komoditetin dhe jetesën urbane, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës. "Axa Residence" është ngritur edhe si një kompleks modern banimi, në zemër të kryeqytetit.
Nuk është e vështirë për ta gjetur dhe kontaktuar, (kliko) kompleksi modern dallon nga të tjerët edhe për hapësirën e bollshme prej 26,865 metrash katrorë që zë. Brenda tij gjenden 199 vende për parkim, 132 apartamente, 13 ambjente shërbimi dhe 1 hotel. Që nga shërbime biznesi, palestra, salla takimesh dhe eventesh, restorant, qendër komunitare dhe deri te “Spa Facility”, aty gjen gjithçka.
Kompleksi ofron ndër apartamentet më cilësore dhe me çmimet më konkurruese në treg, që përmbushin nevojat e çdo familjeje apo individi.
Vendndodhja strategjike në fillimin e Bulevardit te Ri garanton akses të lehtë në pikat kryesore të kryeqytetit, duke kombinuar jetesën urbane me qetësinë dhe privatësinë aq shumë të dëshiruar, që kërkon gjithsecili.
Duke ofruar hapësira funksionale, siguri maksimale dhe një mjedis miqësor, bashkë me fasilitetet moderne dhe shërbimet e dedikuara, “Axa Residence” është duke krijuar me shpejtësi një komunitet të qëndrueshëm dhe të kënaqshëm për të gjithë banorët e kryeqytetit.
Thjesht e hijshme dhe elegante, AXA ofron cilësi të lakmuara, por rrallë të arritshme në rezidencat më të mira në Tiranë – një kombinim unik i hapësirave të bollshme, me mbi 26,865 metra katror ndërtim. Është një mundësi unike për të pasur një apartament në këtë rezidencë unike.
Adresa: Për t’u bërë pjesë e një standardi të ri jetese në Tiranë!
Nga hapësirat e gjelbra, në nivelin e tokës deri te kopshtet private, ballkonet dhe tarracat, AXA ofron një gamë akoma edhe më të gjerë facilitetesh. Parku i bukur, i ndërtuar me kujdes dhe shije ofron mundësi për relaksim, aktivitete në natyrë dhe hapësira komode për punë, krijimtari, është frymëzues duke krijuar një lidhje të ngushtë mes natyrës dhe jetës urbane.
Çdo njësi ndërtimi është i pajisur me materialet më të mira teknologjike. “AXA Residence” ngjan me një qytet më vete që lidh lehtësisht jo vetëm rezidencën me çdo pjesë tjetër të Tiranës, por brenda saj e gjen veten pjesë të botës moderne, ndërkohë që çdo banori të saj që është bërë apo do të bëhet në të ardhmen, kompleksi i veçantë dhe argëtues, i jep mundësinë unike që të shijojë paqen dhe qetësinë e ëndërruar nga të gjithë.