Aktualitet

Arrestohet ish-efektiv i Policisë Rrugore Tiranë, publikoi fletën e votimit në rrjete sociale

Shkruar nga Liberale

Arrestohet ish-efektiv i Policisë Rrugore Tiranë, publikoi fletën

Renato Feri, ish-efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, është arrestuar këtë të dielë pasi fotografoi votën e tij dhe e publikoi në rrjetet sociale, një veprim i ndaluar nga ligji gjatë procesit zgjedhor.

- Advertisement -

Në postimin e bërë në rrjete sociale, Feri shfaqet duke votuar për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Ai është një emër i njohur për strukturat e policisë, pasi në vitin 2023 ai u përjashtua nga radhët e uniformave blu pas një incidenti të bujshëm.

Gjatë kohës që po lëvizte me motor si civil, ai refuzoi t’u bindet urdhrave për ndalim nga Forcat “Shqiponja”, duke shtuar shpejtësinë dhe duke ofenduar efektivët. Ngjarja ndodhi pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Pasi u shmang ndalimit, Feri u kap më vonë në autostradën Tiranë–Elbasan, pas një ndjekjeje të organizuar nga forcat policore.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH