Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi motori me të cilin po udhëtonte është përplasur me një automjet.
Viktima është identifikuar si Xhevahir Maksuti, 25 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ishte duke dalë nga një gomisteri në momentin kur ndodhi përplasja fatale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.