Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK me 8 VIKTIMA NË KËLCYRË, mes tyre 7 emigrantë dhe shoferi shkodran

Shkruar nga Liberale
AKSIDENT TRAGJIK me 8 VIKTIMA NË KËLCYRË, mes tyre 7

Një aksident tragjik ka ndodhur reth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar.

Paraprakisht dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga kanë humbur jetën 8 persona.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH