Aktualitet

Aksident me vdekje në Kukës/ Makina përplas qytetarin që po udhëtonte me triçikël

Shkruar nga Liberale

Aksident me vdekje në Kukës/ Makina përplas qytetarin që po

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës mëngjesin e sotëm, ku një person ka humbur jetën. 

Qytetari, rreth 51 vjeç udhëtonte me triçikël kur është përplasur nga makina dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Sadik Murtafi.

Fillimisht drejtuesi i triçiklit u shtrua në spitalin e Kukësit, por nuk ka mbijetuar dot nga plagët e rënda.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH