Aktualitet

Aksident i rëndë te Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit/ Dy makinat bëhen copash, 3 persona të plagosur

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë te Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit/

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në dalje të Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Bëhet me dije se dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën në dalje të Tunelit, në afërsi të Kukësit dhe per pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Kukës/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH