Aktualitet

Numërimi brenda vendit dhe diaspora/ PS udhëheq me rreth 776 mijë vota, PD siguron 504 mijë vota

Shkruar nga Liberale

Numërimi brenda vendit dhe diaspora/ PS udhëheq me rreth 776 mijë

Partia Socialiste deri më tani ka siguruar 83 mandate, PD 50, kurse PSD del forcë e tretë.

Gjatë votimit të qytetarëve brenda vendit, 733.149 vota ka siguruar PS, kurse PD 481.548 duke dalë forcë e dytë.

Koalicioni Shqipëria Bëhet ka marrë 49.393, kurse Partia Social Demokrate del forcë e katërt me 47.498.

Ndërkohë po vijojnë të numërohen dhe kutitë e fundit të votave të diasporës. Deri më tani janë numëruar 79.409 zarfe nga 194.889.

Partia Socialiste kryeson edhe në votat e diasporës ku deri më tani ka marrë 42.492, e pasuar nga PD me 22.481.

Forcë e tretë është Koalicioni Shqipëria Bëhet me 6670, kurse forcë e katërt është Partia Mundësia me 2781.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH