Aktualitet

"Jam FILANI nga Hasi", emigranti çon SMS "live" në emision: Ju tregoj si u vodh VOTA në Londër!

Shkruar nga Liberale

"Jam FILANI nga Hasi", emigranti çon SMS "live"

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion", u komentua gjërë e gjatë procesi i votimit brenda dhe jashtë vendit, ku eksponentë të PD hodhën akuza për shitblerje votash. 

Gjatë një transmetimi "live" Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar në Britaninë e Madhe i cili shkruante: 

“Po ju ndjek në Opinion dhe nuk munda të gjej një kontakt tamam, por ju tregoj se si është vjedhur vota këtu në Londër. Me presion, administrata duke kërkuar votën këtyre këtu, ose i heqin nga puna. Me respekt filani nga Hasi, me banim në Londër”, ishte mesazhi që lexoi Fevziu.

Por të njëjtën gjë pretendoi edhe Eno Bozdo, i cili përmendi një sërë episodesh ku sipas tij është manipuluar vota e diasporës. 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH