Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK në vend/ Makina përplaset me motorin, ndërrojnë jetë dy të rinjtë

Shkruar nga Liberale

AKSIDENT TRAGJIK në vend/  Makina përplaset me motorin,

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar, lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”.

Sipas policisë mësohet se një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit 23-vjeç dhe pasagjeri 18-vjeç.

"Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L."- njofton Polica.  

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH