Aktualitet

HISTORI NJERËZORE/ Ajo e veshur NUSE dhe ai DHËNDËR, çifti nga Elbasani "braktis" dasmën dhe shkon për të votuar

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ Ajo e veshur NUSE dhe ai DHËNDËR, çifti

Një ngjarje e pazakontë vjen sot nga Elbasani.

Kjo pasi një çift i ri ka vendosur të ushtrojë të drejtën e votës gjatë ditës së tyre të dasmës.

Në një moment të veçantë, nusja dhe dhëndri kanë "braktisur" dasmën, teksa janë parë duke hyrë së bashku në një qendër votimi, duke hedhur votën e tyre në kutinë e votimit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rrallë që është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku bashkë me qytetarët e tjerë në qendrën e votimit është paraqitur edhe një nuse e veshur me vello të bardhë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama uron çiftin në ditën e tyre, duke e quajtur këtë një gjest emocionues qytetar.

“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar.

“Jetë të lumtur dhe për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar”, shkruan kryeministi Edi Rama krah fotos.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH