Policia e Lezhës ka reaguar për shpërthimin me tritol në banesën e policit në Lezhë.
Sipas policisë, në fshatin Manati, në portën e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.
“Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.