Sport

Shpallen sot fituesit e Topit të Artë, favoritët dhe risitë e këtij edicioni

Shkruar nga Liberale
Shpallen sot fituesit e Topit të Artë, favoritët dhe risitë

Lionel Messi dhe Aitana Bonmati janë favoritët për të fituar çmimet e meshkujve dhe femrave të këtij viti, pasi fituan Kupën e Botës sezonin e kaluar.

Fituesit e Topit të Artë do të shpallen këtë hënë në një ceremoni në Paris, me Argjentinasin Lionel Messi favorit kryesor për të fituar çmimin për herë të tetë.

Mesfushorja e  Spanjës dhe Barcelonës, Bonmati, 25 vjeçe, u emërua kohët e fundit Lojtarja e Vitit për femra nga UEFA - dhe fitoi Topin e Artë për lojtaren më të mirë të Kupës së Botës për femra.

Messi, tani në Inter Miami, e ka fituar Topin e Artë shtatë herë më parë, çka përbën rekord: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021.

Cristiano Ronaldo i Portugalisë vjen pas tij me pesë - por nuk është në listën e ngushtë për herë të parë që nga viti 2003.

Francezi Karim Benzema ishte fituesi i çmimit të vitit të kaluar.

Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Harry Kane të Anglisë dhe shtatë lojtarë të Manchester City- duke përfshirë golashënuesin rekord Erling Haaland- janë në listën me 30 lojtarë.

Kuarteti i luaneshave Millie Bright, Rachel Daly, Mary Earps dhe Georgia Stanëay janë ndër të nominuarat për çmimin e femrave.

Mesfushori i Real Madridit, Bellingham dhe sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund janë në listën e ngushtë me 10 lojtarë për çmimin e lojtarit më të mirë të ri, trofeun Kopa.

Portieri i Arsenalit dhe Anglisë, Aaron Ramsdale është një nga katër portierët e Premier League të nominuar për trofeun Yashin, për portierin më të mirë në botë.

Do të ketë gjithashtu një trofe Gerd Muller, për sulmuesin që ka shënuar më shumë gola për klubin dhe vendin, si dhe një çmim Socrates, i cili njeh punën humanitare dhe një çmim për klubin e vitit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH