Një magazinë me produkte bujqësore në Petrushë, Korçë është shkrumbuar nga zjarri.
2 zjarrfikëse të Pogradecit dhe 1 e Maliqit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për fikjen e zjarrit.
Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia ende nuk ka dalë me njoftimin zyrtar dhe hetimin e ngjarjes, se çfarë e shkaktoi zjarrin.