Aktualitet

Shkodër/ PS kërkon zgjedhje, Mesi: Votime me apo pa Metën President

Shkruar nga Liberale
Shkodër/ PS kërkon zgjedhje, Mesi: Votime me apo pa Metën

Teksa Presidenti refuzon të dekretojë një datë për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Shkodër, Senida Mesi ne emër të PS thotë se votimet do të mbahen së shpejti me apo pa Ilir Metën në krye të Shtetit. Në ditën e zgjedhjeve të brendshme, Mesi iu përgjigj edhe sfidës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se PS është 500 mijë vota para,

Për herë të parë, një përfaqësues i  lartë i maxhorancës i ka kthyer përgjigje sfidës së opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Senida Mesi nga Shkodra  tha se PS është e gatshme dhe sipas llogarive të selisë rozë ata janë 500 mijë vota para.

Mesi: Jemi të gatshëm gjithmonë për tu përballur me çdo sfidë, çdo dialog. PS është partia më e madhe në Shqipëri, një parti që hyn me një start në çdo palë zgjedhje minimalisht prej 500 mijë votash diferencë me çdo parti tjetër.

Nuk është e qartë nësë ky ishte një mesazh force apo ndryshim i qëndrimit të PS për zgjedhje të parakohshme, çka më herët është mohuar kategorikisht edhe nga kryeministri Rama.

Por Senida Mesi foli në cilësinë e të deleguarës kur tha se me apo pa Ilir Metën President, shkodranët do të votojnë parakohe për të zgjedhur pasuesin e Voltana Ademit.

Mesi: Me tu dekretuar dhe data nga Presidenti, qoftë nga ky President apo President tjetër ne do të kemi zgjedhje të parakohshme të pjesshme vetëm për pjesën e kryetarit të Bashkisë në Bashkinë Shkodër.

Në ditën që socialistët zgjodhën delegatët për Kongresin, presidenti Ilir Meta ftoi opozitën jashtëparlamentare në takim, ndaj Taulant Balla nuk ia kurseu një thumbim.

Balla: I uroj suksese Ilir Metës në takimin javën e ardhshme me Gaz Bardhin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH