Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, ku raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë.
30-vjeçari Tedi Durishti ka goditur me mjet prerës dy vëllezër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.