Globi

Sherr mes dy shqiptarëve në burgun grek, plagoset njëri prej tyre

Shkruar nga Liberale
Sherr mes dy shqiptarëve në burgun grek, plagoset njëri prej tyre

Dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin në burgun e Malandrinos në Greqi. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 39-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga autoritetet vendase.

Si autor i plagosjes është identifikuar një bashkatdhetar 30-vjeçar. Autori ashtu edhe i plagosuri vuajnë dënime për krime të rënda.

Shkaqet e ngjarjes janë duke u hetuar ndërsa ndaj 30-vjeçarit është ngritur një tjetër dosje për plagosje dhe posedim të thikës në burg.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH