Kryetarja i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë se lufta në Ukrainë ka errësuar perspektivën për ekonominë globale dhe mund të rezultojë në recesion për vendet më të cenueshme.
E pyetur nëse FMN po parashikonte një recesion global, Georgieva u përgjigj: “Jo në këtë pikë. Kjo nuk do të thotë se një situatë e tillë mund të konsiderohet jashtë diskutimit.”
Drejtoresha menaxhuese e FMN tha se organizata e saj kohët e fundit kishte ulur perspektivat e rritjes për 143 nga shtetet e saj anëtare, të cilat përfaqësojnë 80% të prodhimit global.
“Që atëherë horizonti është errësuar,” tha ajo, duke theksuar se ndikimi i luftës në Ukrainë po përforcohej nga një shtrëngim i kushteve financiare, një rritje e dollarit amerikan dhe një ngadalësim në Kinë. “2022 do të jetë një vit i vështirë.”