Globi

Serbia nis të martën vaksinimin masiv kundër koronavirusit

Shkruar nga Liberale
Serbia nis të martën vaksinimin masiv kundër koronavirusit

Serbia është një ndër vendet e Ballkanit që është para të tjerave përsa i përket procesit të vaksinimit dhe këtë gjë do ta shtyjë edhe më tepër duke filluar nga dita e nesërme.

Kryeministrja Ana Bërnabic njoftoi nga qyteti i Ub, se nga e marta nis vaksinimi masiv i popullsisë dhe në këtë fazë parashikohet të vaksinohen mësuesit, ushtarakë, policia dhe gazetarët.

Serbia ka aktivizuar një portal online ku qytetarët mund të regjistrohen dhe të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen.

“Ne tashmë kemi filluar të ftojmë njerëzit që kanë shprehur interes të vaksinohen. Ju lutemi aplikoni sa më shumë dhe më shpejt në mënyrë që ta kryejmë këtë proces në mënyrë efikase dhe t’i kthehemi jetës normale”, tha kryeministrja Bërnabic.

Disa ditë më parë, presidenti Vuçiç priti në aeroportin e Beogradit ngarkesën me 1 milionë doza vaksinë nga Kina.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH