Aktualitet

Salianji i drejtohet Çuçit: Tregoni emrat e vrasësve me pagesë që keni përdorur për vota

Shkruar nga Liberale
Salianji i drejtohet Çuçit: Tregoni emrat e vrasësve me

Deputeti Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka thënë se, autoritetet duhet të tregojnë emrat e vrasëseve me pagesë që janë përdorur nga Partia Socialiste për të marrë vota.

“Dumani i famshëm ishte në kërkim. Vriten me njëri tjetrin persona që janë në super kërkim. Ata gjejnë njëri-tjetrin dhe jo policia e shtetit që ka burime më të mëdha financiar. Ata gjeten njëri tjetrin. Ai u plagos dhe përdori policinë, për të bërë ndërhyrje kirurgjikale. Merrni emrat një për një porositës të vrasjeve me pagesë. Janë kontingjent i llumit. Janë përdorur nga PS për fushatë. A keni takat politik që të bëni publik emrat e subjekte që nuk janë dërguar në SPAK? A ka selektivitet apo për shkak të gjobave të dhëna ministrisë? A ka qenë subjekt i kësaj gocës me syze dhe i bënte dy nga dy, pse nuk çohej e gjithë lista përnjëherësh. Dërgohet lista dhe pritet më pas publikimi. Ju i nxirrni dy e nga dy. Më pas ju të dy nesër”, theksoi ai.

Ndërkohë që i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi që të rrëfejë nëse ka qenë apo jo objekt subjekti i Operacionit Forca e Ligjit (OFL), paraardhësi i tij.

“Po mbështes tuaj, deputetë aktual në këtë sallë, apo ish-kryetarë bashkie a i ka lajmëruar ajo vajza me syze? Po paraardhësi juaj në detyrë, subjektet klasik i ligjit, për të treguar se ka dy standarde, a i ka shkuar shkresa? Nëse po, a mund ta publikoni shkresën? Na e bëni të ditur që të kuptim ore ky ministri juaj a është subjekt i këtij ligji? A ka pasur hetim? Apo ka vetëm për ça të mbaruar? Bindem që edhe gjendja e kriminalitetit dhe publikut është i bindur se gjendja e kriminalitetit është përdorur me hunj dhe armë këta, për të kërcënuar dhe për t’i përdorur për fushatë ata”, e pyeti Salianji.

Kujtojmë se paraardhësi i Bledi Çuçit ka qenë ish-ministri Sandër Lleshaj, i cili vinte nga radhët e ushtrisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH