Showbiz

"Sa herë shoh vajzën të këndojë..."/ Merita Halili përlotet në emision, kujton kohët e vjetra kur ishte e re

Shkruar nga Liberale
"Sa herë shoh vajzën të këndojë..."/ Merita

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja e njohur shqiptare Merita Halili, bashkë me të shoqin dhe vajzën e tyre të vogël Rean.

Rea duket se po ndjek gjurmët e së ëmës, pasi ka trashëguar talentin për të kënduar muzikën popullore qytetare shqiptare edhe pse ka vendosur që studimet t’i mbarojë për jazz.

E pikërisht ky moment e përloti Meritën, e cila kujtoi kohët kur vetë ishte e re dhe prindërit shkonin për ta parë teksa këndonte.

“U emocionova sepse babai dhe nëna kur kanë ardhur në recitalin e parë, kam qenë 16-vjeç, më thoshte mami që babi kishte shumë emocione kur më shihte mua. Ndërkohë unë përjetoj Rean me atë sensin e kritikës, si do këndojë a është e intonuar. Por ardhja në Tiranë më kujton gjithnjë prindërit që nuk jetojnë më”, tha mes lotësh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH