Aktualitet

Rudina Hajdari: Është mision që PD po merr për t’u ringritur

Shkruar nga Liberale
Rudina Hajdari: Është mision që PD po merr për t’u

Ish-deputetja Rudina Hajdari e ftuara këtë pasdite në emisioni Kjo Javë” në News 24 u shpreh se Kuvendi i PD që u zhvillua ditën e sotme, ishte sinjali për ringritjen e kësaj partie.

Hajdari tha se beson në arritjen e krijimit të një opozitë të fortë, ndërsa shtoi se është shumë e rëndësishme pesha e anëtarësisë.

“Gjatë kohës që mundohemi të ringrejmë strukturat e rëndësishme, është pjesa e anëtarësisë që duhet të jetë brenda ngritjes së strukturës. Duhet të bashkohemi, por rreth vendimmarrjeve jo thjeshtë duke ia lënë në dorë emërimeve që bën një kryetar, por t’ia japim peshën e vendimmarrjes anëtarëve të PD. Është mision që PD po merr për t’u ringritur.

Besoj se do arrihet te një opozitë e fortë. Do doja shumë të shikoja më shumë deputetë të merrnin pjesë në Kuvendin e sotëm sepse është një mundësi për tu rilidhur me njerëzit.

Mendoj se kishte deputetë pjesëmarrës, nuk pashë sa ishin prej tyre, pashë edhe që shumica folën gjatë Kuvendit, mund të kishte të tjerë por gjithsesi delegatët e përzgjedhur ishin aty dhe një pjesëmarrje goxha e madhe dhe kjo i jep një sinjal pozitiv bazës dhe Shqipërisë se PD ka objektiv për të gjetur forcën dhe të ringrihet dhe një herë sepse nuk mund ta mohojmë faktin që PD është parti me vlera të veçanta në spektrin politik dhe duhet të ketë atë lavdi që ka pasur më parë”, u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH