Aktualitet

Rinia shqiptare në revoltë kundër deri në rrëzimin e Ramës

Shkruar nga Liberale
Rinia shqiptare në revoltë kundër deri në rrëzimin e

Aleksandër Biberaj

Edi Rama pas vizitës për pazare dhe lobing personal në SHBA, u kthye dhe në mënyrën më hipokrite të mundëshme shkoi tek vendi i krimit, ku fryma e tij e dhunës, terrorit, arrogancës dhe prepotencës, e mbjellur prej 8 vitesh në qeverisje dhe policia e tij komplet e inkriminuar masakruan dhe vranë Klodjan Rashën e pafajshëm në lulen e rinisë, në derën e shtëpisë së vet, të pamrojtur, pa paralajmërim dhe në kundërshtim me çdo ligj. Nuk mjaftoi kjo hipokrizi, por doli publikisht dhe sulmoi majtas e djathtas pa kërkuar as falje për vrasjen e Klodjanit, ndërkohë që urdhëroi shërbëtorin e tij besnik ministrin Lleshaj që të japë dorëheqje për të shpëtuar kokën e vet, të grupit kriminal të qeverisjes së rilindjes si dhe të mafies. Lleshaj përveç gazit lotsjellës nuk do të mbahet mend më për asgjë, një servil i keq-përdorur deri në ekstrem, pa asnjë lloj karakteri dhe as personaliteti, një ushtar i bindur i Edi Ramës dhe mafies, dhe një ushtarak totalisht i pa-aftë si ministër, si oficer, si menaxher dhe si politikan. Klodjan Rashën e ka “vrarë” fryma e dhunës, terrorit, arrogances dhe prepotencës që ka treguar gjatë gjithë jetës së vet politike dhe jo-politike Edi Rama, ndërkohë që krimineli me uniform policie, i inspiruar nga Edi Rama shkrepi këmbëzën e krimit. Edi Rama e filloi qeverisjen me dhunë në vitin 2013 dhe po e mbyll po me dhunë në vitin 2020. Burgosi njërëz të varfër dhe të pafajshëm për dhjetëmijë lekë të vjetra për fatura energjie të papaguar, shumë prej të cilëve edhe kaluan në depression dhe vetë-vrasje në paraburgime, ndërkohë që ka 8 vjet që vjedh taksat tona dhe i çon për oligarkët dhe mafiozët që e zgjodhën dhe e mbajnë me dhunë në pushtet. Edi Rama falimentoi me politkat e tij të dhunë fiskale me mijëra biznese duke lënë mijëra qytetarë të pa punë. Edi Rama prishi me dhunë qindra e qinda banesa duke i nxjerrur me dhunë qytetarët nga banesat e tyre që në orët e para të mëngjesit me gaz-lotsjellësin e ushtarit Lleshaj, tek Unaza e Re, në Shkozë dhe në gjithë Shqipëri. Edi Rama i’u qep teatrit kombëtar që në vitin 1998, dhe arriti në fund të dhunojë artistë, të rinj dhe qytetarë dhe të prishë me dhunë dhe terror si talebanët trashëgimninë kulurore 90-vjeçare, në kulmin e pandemisë, po në orët e para të mëngjesit, në vitin 2020. Është Edi Rama që dhunën me të cilën është edukuar dhe e ka ushtruar sistematikisht gjatë gjithë jetës së tij dhe ndaj të gjithë njerëzve që ka pasur rrotull tij, ta ngrejë në sistem qeverisës, në sjellje dhe filozofi qeverisëse, dhe ky system criminal duhet përmbysur jo me të kundërtën e saj me qytetari dhe me paqe, po me të njejtën metodë dhe monedhë, dhe këtë po e tregon rinia dhe populli i revoltuar në Tiranë dhe gjithë Shqipëri prej 72 orësh që nga vrasja dhe keq-trajtimi makabër i Klodjan Rashës. Ka edhe një fakt tjetër shumë domethënës, tregues të filozofisë së tij të dhunës dhe krimit. Edi Rama që ku ka marrë pushtetin ka pasur një kontroll absolute ndaj policisë duke e bëër edhe atë të dhunshme si vetë aid he totalisht të inkriminuar, policia e shtetit prej 8 vitesh në Shqipëri drejtohet dhe kontrollohet nga Edi Rama dhe grupet kriminale rrotull tij, dhe këtë ai e ka bërë nëpërmjet Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë si Ministrave të Brendshëm kukulla që ka pasur. Policia ka qenë sektori ku filozofia e dhunës së Edi Ramës është implementuar me “suksesin” më të madh, gjë që çoi edhe në vrasjen dhe dhunimin makabër të Klodjan Rashës. Edi Rama me dhunë po e ç’popullon me shpejtësi këtë vend duke larguar me dhunë nga Shqipëria me qindra mijëra shqiptarë gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij të tmerrshme. Por revolta popullore, urrejtja dhe mllefi i rinisë shqiptare po e marrin përpara Edi Ramën, policinë e tij të inkriminuar dhe gjithe sektin kriminal të rilindjes dhe për t’i fshirë nga “faqja e dheut”, duke shpëtuar kombin dhe rininë nga kjo monstër që po i mori frymën popullit dhe po shkatërron prej 8 vitesh të ardhmen e kombit!

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH