Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Pikërisht në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë përmbytur rrugën. Gjithashtu raportohet të ketë pasur dhe rrëshqitje gurësh nga mali për ta bërë të pamundur qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks. Dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara.
Në lidhje me situatën, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili shkruan se shtabi i emergjencave po merr masat e duhura.
“Reshje të mëdha shiu në librazhd. shtabi i emergjencës po merr masat. për momentin rruga kombëtare librazhd-elbasan është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dheut”, shkruan Balla.