Aktualitet

"Reshje deri më 10 qershor", meteorologia: Ja si do të jetë moti gjatë verës

Shkruar nga Liberale
"Reshje deri më 10 qershor", meteorologia: Ja si do të

Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje me News24 bëri parashikimin e motit në ditët dhe muajt në vijim.

Ajo tha se ditën e sotme i gjithë vendi do përfshihet nga reshjet pas orës 12, ndërkohë që do të ketë dhe stuhi breshëri në disa qytete.

Reshjet do të vijojnë deri më 10 qershor, por vera e këtij viti pritet të jetë ndryshe.

“Pranvera ka qenë më shumë një zgjatje e dimrit. Ende ditët e nxehta do duhet t’i presim. Aktualisht moti është i kthjellët. Temperaturat janë të larta. Presim pas orës 12 nisjen e vranësirave. Deri në 8 të mbrëmjes vendi do përfshihet nga rrebeshe shiu dhe breshri. Elbasani, Berati, Korça, do kenë ministuhi breshëri. Reshjet do jenë prezentë deri më 10 qershor. Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar, ka një ndryshim të madh, ku maji ka qenë i qëndrueshëm, reshjet kanë qenë shumë më pak prezentë. Kjo verë është ndryshe nga verat e tjera. Do të kemi ditë me diell, nuk do mungojnë stuhitë tropikale. Do t’i kemi gjithë verës. Ndryshe nga verat e tjera, do kemi një zgjatë të verës në vjeshtë. Ka një spostim. Për të gjithë ata që pushojnë në korrik e gusht, do kenë mundësi të pushojnë dhe në shtator. Nuk është se do të mungojnë ditët me diell e temperatura të larta. Piku do jetë korriku dhe ditët e para të gushtit. Stuhitë do të zgjasin rreth një orë e më pas do të kemi sërish diell”, deklaroi Porja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH