Reperi i njohur, Don Xhoni ka publikuar një fotografi me politikanin e njohur nga Kosova Gani Geci. Mirëpo, ajo që pati më shumë vëmendjen ishte një koment që Geci ka bërë krahas fotografisë.
“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon, i vetmi deri tani që e mposhti Rusinë”, ka shkruar ai duke iu referuar lidhjes me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilën i dha fund pak muaj më parë. Ai e ka rishpërndarë postimin, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.