Showbiz

Reperi i njohur përfundon në polici, dyshohet se kërcënoi një person me armë zjarri

Shkruar nga Liberale
Reperi i njohur përfundon në polici, dyshohet se kërcënoi

Reperi i njohur, Mozzik, duket se po përballet me disa telashe së fundmi, teksa mediat raportojnë se ai ka përfunduar në polici dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri.

Pas marrjes në pyetje nga policia, Mozzik është liruar. Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka ngritur dy akuza kundrejt reperit. Teksa hetimet po zhvillohen lidhur me këtë rast, arma të cilën reperi e posedonte me leje, është sekuestruar nga Policia.

Sipas gazetës ‘Sinjali’, Mozzik e ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, teksa ka theksuar gjithashtu se armën nuk e ka përdorur fare.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka deklaruar se janë dhënë dy dëshmi të ndryshme lidhur me përdorimin e armës.

“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi kanosja nuk ka qenë e atij niveli shumë serioz. Kanosja ka ekzistuar mirëpo nuk ka qenë me seriozitet për rrezik se mund të përsëritet, prandaj nuk është ndaluar. Arma me leje është sekuestruar. Dy dëshmi i kemi lidhur me rastin dhe hetimet janë duke vazhduar në këtë drejtim”, tha Jashari për ‘Sinjalin’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH