“Migjeni” do të jetë avioni i parë që do ulet vitin e ardhshëm në aeroportin e Kukësit. Punimet për terminali e ri nuk kanë ndaluar, ndersa po punohet për zgjerimin e pistës dhe dyfishimin e hapsirës së sheshpushimit të avionëve.
Kryeministri Rama bashkë me ministren e Infratrukturës Belinda Balluku, inspektuan nga afër punimet, ndërsa shefi i qeverisë nuk kurseu batutat.
“Vdes për londinezët e Kukësit, dua t’i sjell njehere këtu në Aeroportin e ri, tak. Nuk ka nevojë të më quajnë hero, aman, vetëm të ma lënë nënën rehat, mos të më shajnë nga nëna", tha Rama.
Kryeministri u ndal edhe në dy investime të tjera të rëndësishme, në spitalin rajonal të Kukësit, dhe stadiumin e ri.