Aktualitet

Rama: Po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë nga COVID-19

Shkruar nga Liberale
Rama: Po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë nga

Kryeministri Edi Rama thotë se po vazhduam me këtë ritëm, do dalim më shpejt fitimtarë në luftën ndaj koronavirusit.

Kreu i qeverisë thotë se 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore te COVID-19.

Mesazhi i Ramës:

? SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID?

*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike? /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157618802916523

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH