Aktualitet

Lezha ndahet me një grusht votash, gati për përplasje fizike për fletën e fundit të Diasporës. Ja si u ndanë dy partitë e mëdha?

Shkruar nga Liberale
Lezha ndahet me një grusht votash, gati për përplasje fizike

Tension tek Parku Olimpik për votat e Diasporës. Kjo pasi, qarku i Lezhës është ndarë me një grusht votash midis dy partive të mëdha, duke shkuar në foto-finish.

Kjo duket se ndezi gjakrat dhe pas debatit të mëhershëm mes përfaqësuesve të PD, Jorida Tabaku e Gjin Gjoni me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi për 50 vota që pretendohej prej tyre se dolën tepër në kutitë e fundit, pati edhe tone të ngritura mes përfaqësuesve të dy partive.

Në një moment, ka qenë drejtuesi i PS për Diasporën, Taulant Balla, i cili ka kontestuar një fletë votimi në stendën e qarkut Lezhë, çka ka ndezur reagimin e demokratëve në sallë, duke shkaktuar tension deri në kufijtë e përplasjes fizike.

Në fund ishin të djathtët ata që gëzuan, teksa numërimi i fletëve të fundit të Diasporës u prit me duartrokitje nga ligjvënësit dhe vëzhguesit e PD në sallë.

255 vota ishte diferenca në qarkun e Lezhës dhe PD arriti që të mbajë fitoren me 4 mandate.

PD-33,524 vota

PS-33,299 vota

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH