Aktualitet

Rama paralajmëron fashë për energjinë gjatë verës: Konsumi do rritet!

Shkruar nga Liberale
Rama paralajmëron fashë për energjinë gjatë verës:

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme në Kuvend, paralajmëroi sërish vendosjen e fashës për energjinë elektrike gjatë muajve të verës. Në fjalën e tij, Rama tha se vlera që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës, pasi qeveria po mbron familjet. Ai tha se gjatë verës do të rritet konsumi për energji elektrike dhe prandaj do të ulen të diskutojnë sërish për fashën e energjisë.

“Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por nuk është kthyer aty ku ishte dhe qeveria ka pasur dhe ka vullnetin e plotë që të vazhdojë të paguajë, ndërkohë që me ardhjen e verës, konsumi do të rritet në mënyrë të ndjeshme përsëri dhe ne do të duhet të hapim diskutimin e fashës”, tha Rama.

Një reagim pas deklaratës së Ramës, erdhi nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila shkruan se pasi fitoi zgjedhjet, kryeministri po sheh rritjen e energjisë me për 95% të shqiptarëve.

“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, shkruan Tabaku.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH