Aktualitet

Rama: Nuk interpretoj qëndrimet e Albinit, e mira është të flasim

Shkruar nga Liberale
Rama: Nuk interpretoj qëndrimet e Albinit, e mira është të

Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën që zhvilloi në Kosovë në kuadër të turit Ballkanik, por ai nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti. Rama tha për Klan Kosova se nuk interpreton qëndrimet e Albin Kurtit, por theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe të takohen për të diskutuar madje edhe kur kanë mendime të ndryshme.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka dashur edhe më parë një takim me Kurtin, pas anulimit të dy mbledhjeve, por nuk është zhvilluar për shkak të impenjimeve të Kurtit.

“Për këtë duhet të pyesni Albinin, skam ardh me mision të interpretojë qëndrimin e Albinit, gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen flasin dhe për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme, sepse duke u takuar dhe folur mbase kuptojnë më mirë njëri tjetrin.

Kemi kom ose më saktë jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë. Është një moment i tillë dhe nuk dua të jap gjykim. Ka dhe një keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes ka ardhur si pararendje e masave të BE, në fakt e kundërta.

Kam dash takim që ti përcjell disa shqetësime dhe kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës. E kam kërkuar nga Borrell duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave në një përpjekje për të kuptuar situatën dhe palët.

S’ka qenë e mundur për ta bërë takimin se Albini ka qenë shumë i zënë, punë të tjera që nuk ka qenë i disponueshëm. Ja kam thënë që ne nuk mundet dot të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe të bëjmë një mbledhje sikur çdo gjë shkon për mrekulli”, tha Rama.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH