Aktualitet

Rama flet për zgjedhjet: Qeshori është shumë afër politikisht

Shkruar nga Liberale
Rama flet për zgjedhjet: Qeshori është shumë afër

Në një deklaratë për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se partia e tij ka nisur përgatitjet për kryetarët e degëve në të gjithë vendin.

“Jemi në një proces organizmi ripërtëritje dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme. Pasi kemi zgjedhur kryetarët kemi përfshirë edhe gratë në procesin e përfshirjes, duke vendosur të fillojmë të zbatojmë një normë të re organizmi ku drejtimi i besohet një burri ose një djali, një gruaje ose një vajze. Tashmë ka ardhur koha për kryetarët e partisë, për këtë propozimet janë trajtuar në kryesi dhe kanë marr miratimin për të vijuar më pas me garën

Kudo procesi ecën sipas normave të paracaktuara diku më shpejt dikur më ngadalë, diku më mirë diku më dobët, në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur na ka dhënë një energji të re ripërtëritje të domosdoshme, edhe pse zgjedhjet duken larg ato janë nesër qershori 2021 është shumë afër politikisht”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH